Presidenti Meta: Shqiptarët do ta rrëzojnë murin kriminal të Rilindjes edhe përpara 25 prillit nëse është e domosdoshme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar sërish lidhur me votimin e njëanshëm të Kodit Zgjedhor, në shkelje të marrëveshjes së 5 qershorit, mes mazhoracës e opozitës reale.

Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shkruan se “shkatërrimi brutal i Marrëveshjes së 5 Qershorit ishte vetëdemaskimi i “Rilindjes” si përfaqësuese e pakicës së pakicës apo thjesht oligarkisë dhe bandave“.

Postimi i plotë i Presidentit Meta në Facebook

Shkatërrimi brutal i Marrëveshjes së 5 Qershorit ishte vetëdemaskimi i “Rilindjes” si përfaqësuese e pakicës së pakicës apo thjesht oligarkisë dhe bandave.
Populli shqiptar do të jetë në lartësinë që e kërkon ky moment historik për rrëzimin e murit kriminal të “Rilindjes” që është vendosur nga dje në rrugën e integrimit europian.
Ky mur do shembet nga tre milionë shqiptarë në 25 Prill, por edhe më parë nëse është e domosdoshme.
Shqipëria e Para! 🇦🇱
Shqipëria si gjithë Europa! 🇦🇱🇪🇺

SHKARKO APP