Presidenti Meta: S’ka rëndësi siguria ime, presidenta ka pasur e do ketë
Presidenti Ilir Meta, ka folur sërish për përplasjen e ndodhur mes tij dhe efektivëve të Policisë Bashkiake, disa ditë më parë në selinë e Frymës së Re Demokratike.
I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Meta sqaroi se personi që e provokoi i veshur civil, nuk ishte i skeduar por u skedua nga Presidenca.
Kur Peka vuri në dyshim sigurinë e presidentit, numri një i shtetit tha se nuk kishte rëndësi. ”E skeduam ne, nuk ka rëndësi, me rëndësi është të shpëtojë demokracia. Ka pasur dhe do ketë presidenta e kryeministra. Me rëndësi që të shpëtojmë demokracinë. Duke mbrojtur demokracinë mbrojmë Shqipërinë, mbrojmë shtetin e Kosovës. Garda gati ishte, për çdo situatë”,-tha Meta.