Presidenti Meta: Sot në ditën e sovranit, akti i Klodianit meriton vlerësim. Shpëtoi jetën e dhjetëra njerëzve
Presidenti Ilir Meta ka shprehur mirënjohje për aktin heroik të Klodian Elqenit, i cili mesditën e sotme ndali makinën që hyri me shpejtësi në sheshin Skënderbej.
“Falënderim dhe mirënjohjen më të thellë për aktin heroik të Klodianit, i cili shpëtoi sot jetën e dhjetëra qytetarëve dhe parandaloi një ngjarje tepër rëndë në Sheshin “Skënderbej”. Sot në Ditën e Sovranit, të Demokracisë dhe të Qytetarisë, akti i tij është një shembull frymëzues për të gjithë!”- shkruan Meta në postimin e tij.
https://arkiva.kohajone.com/video-sulmohet-stenda-e-syri-tv-makina-perplas-punonjesen/
KOHA JONË SONDAZH

