Presidenti Meta pret në takim ambasadorët e vendeve të BE

Presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në Shqipëri.

Takimi ka nisur rreth orës 09:00 në Presidencë dhe ka zgjatur 90 minuta. Në takim ishin ambasadorët e Francës, Italisë, Spanjës, Britanisë së Madhe, Suedisë, Bullgarisë dhe Republikës Çeke, ndërsa tema kryesore e diskutimit është nisma për ndryshimet kushtetuese që kryeministri Edi Rama ka ndërmend t’i votojë më 30 korrik, duke shkatërruar marrëveshjen e 5 qershorit që u miratua dje në Kuvend.

Detajet e takimit të sotëm pritet që t’i bëjë të ditura vetë Presidenti, pasi si çdo të premte në mesditë zhvillon konferencën me gazetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?