Presidenti Meta takim me përfaqësues të shoqërisë civile për 25 prillin: Shembull është Kosova
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta po zhvillon një takim online me përfaqësues të shoqërisë civile në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. Sipas kreut të shtetit, kushti kryesor për negociatat për integrimin në BE është që këto zgjedhje të jetë të lira dhe të ndershme.
”S’jam naiv të pretendoj zgjedhje si në Danimarkë apo në Suedi. Por i kemi të gjitha mundësitë si popull, si institucione ti ngjajmë Kosovës apo Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet e fundit.
Duhet t’i kushtojmë shumë vëmendje informimit të zgjedhësve. Është shumë e rëndësishme t’i ndërgjegjësojmë qytetarët, se në një sistem demokratik, fuqia e tij është vetëm vota e tij.
Qytetari që nuk voton nuk ka të drjetë të ankohet për keqqeverisje ose ai që e shet votën dhe e shkëmben ka humbur çdo të drejtë llogaridhënie ndaj atij tjetri që i ka ofruar paratë. Kemi nevojë për një bashkërendim në të gjitha drejtimet për të garantuar një p;roces sa më të mirë për vendin që do mund të kapërcente kryekushtin më të maadh për çeljen e negociatave”, tha Meta.
Postimi i plotë
Takim me përfaqësues të shoqërisë civile, mbi ecurinë e procesit përgatitor të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë, me qëllim informimin dhe sensibilizimin e qytetarëve për pjesëmarrje masive në referendumin historik të 25 prillit 2021.