Presidenti Meta takon eurodeputeten Isabel Santos: Krimi i organizuar dhe emigracioni shqetësim serioz

Presidenti Ilir Meta priti në një takim Raporteren për Shqipërinë në PE, Isabel Santos. Meta shkruan, në një postim në Facebook, se me eurodeputeten Santon ndanë qëndrimin që krimi i organizuar dhe emigracioni përbëjnë shqetësim serioz, që duhet trajtuar me përparësi.

Ndër të tjera, Meta theksoi se pjesë e bisedës ishte gjithashtu edhe procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën si edhe situata shqetësuese në Bosnje-Hercegovinë, për të cilën kreu i shtetit shqiptar kërkon ngë BE që t’i kushtojë vëmendjen e duhur pa humbur kohë.

Vlerësova angazhimin e saj dhe të Parlamentit Europian në mbështetje të nisjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Ramë dakord se krimi i organizuar dhe emigracioni përbëjnë shqetësim serioz, që duhet trajtuar me përparësi.

Dita e sotme shënon 11-vjetorin e vendimit të Këshillit Europian për liberalizmin e vizave me Shqipërinë.

Është e domosdoshme, që ky proces të përmbyllet me rajonin tonë, duke liberalizuar sa më parë vizat edhe me Kosovën, të vetmit vend që nuk i është mundësuar ende kjo e drejtë edhe pas plotësimit të të gjitha kushteve.

Theksova gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, duke u ndalur edhe në situatën shqetësuese të krijuar në Bosnje-Hercegovinë, së cilës Bashkimi Europian duhet t’i kushtojë vëmendjen e duhur pa humbur kohë”,- shkruan Meta në në postim në facebook ndërsa ndan foto nga takimi me eurodeputeten Santos.

SHKARKO APP