Presidenti Meta tallet me vendimin e Kuvendit, publikon gafën e deputetit: Frymëzuese!
Shpesh herë deputeti i së ashtuquajturës “opozitë parlamentare” Selami Jenishehri është komentuar për deklaratat e tij, të cilat kanë bërë xhiro në rrjetin social për idiotsinë e tyre. Po kështu si ai ka plot deputet nga “opozita” parlamentare, të cilët janë gazi i botës me ato çka thonë e bëjnë në parlament.
Ja me të tillë deputetë e shkarkuan sot!
I tillë ishte dhe fjalimi i sotëm që deputeti ka bërë në foltoren e Kuvendit, ku po votohej për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Jenishehri teksa foli për vjedhjen e zgjedhjeve, bëri një gafë dhe tha se koalicioni i tij do iu dalë zot, nipërve dhe mbesave tona pensionist, të cilët iu është mohuar e drejta e votimit.
Dhe do të ishte kjo deklaratë, që do të përdorej nga Presidenti Ilir Meta, për të ironizuar atë se çfarë ndodhi sot në Kuvendin e Shqipërisë.
“Të dashur miq, ju uroj një pasdite të qetë, relaksuese dhe të qeshur duke ju përshëndetur të gjithëve me këtë thënie frymëzuese!”, shprehet Ilir Meta përmes rrjeteve sociale duke i ftuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale që të ndjekin videon e deklaratës së Selami Jenishehrit.
“Koalicion ynë, i drejtuar nga deputeti Kujtim Gjyzi, i është drejtuar Komisionit të Zgjedhjeve për mos të pasur pasoja të tilla për vjedhjet dhe është anashkaluar. Nuk është dhënë përgjigje. Ne do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese. Do iu dalim zot, nipërve dhe mbesave tona pensionist, të cilët iu është mohuar e drejta e votimit. Emigrantët nuk mund t’i blihet votat”, tha sot deputeti Selami Jenishehri.