Presidenti Meta: U kam thënë ndërkombëtarëve reagoni sot, se nesër do jetë tepër vonë

Kreu i shtetit deklaroi sot në një intervistë për Syri TV se ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të reagojnë në kohë për incidentet e rënda që kanë ndodhur gjatë zgjedhjeve.

“U kam thënë ndërkombëtarëve reagoni sot, se nesër do jetë tepër vonë. Nuk kemi nevojë që të huajt të reagojnë ditën e hënë. Ambasadores amerikane i kam thënë: “Nuk duhet të kishit toleruar Edi Ramën kur prishi marrëveshjen e 5 qershorit, e cila u  nënshkrua në selinë e Ambasadës Amerikane. Nëse ju, do të reagonit pas ngjarjes së Kavajës, do ishte parandaluar edhe ngjarja e ndodhur në Elbasan”. Prokuroria e Elbasanit është në konflikt interesi sepse është pjesë e fushatës elektorale. Prokuroria e Elbasanit është shtabi kryesor dhe mbrojtëse e Partisë Socialiste. Për çdo pikë gjaku që derdhet në Shqipëri, dhe nuk reagohet për të vënë fajtorët para drejtësisë, përgjegjës do jete Edi Rama, SPAK, Prokuroria dhe Policia e Shtetit”,- tha kreu i shtetit.

Meta foli dhe për skandalin e vjedhjes së të dhënave të qytetarëve nga PS. “Përsëris thirrjen që të arrestohen drejtuesit e AKSHI-t, sepse unë ende nuk kam një përgjigje për pyetjet që kam bërë. Skandali i AKSH-it, po trondit gjithë botën, ne jemi një vend i NATO-s. Nuk mund të vidhen të dhënat e qytetareve dhe të mos ketë një reagim dhe një përgjigje se çfarë ka ndodhur. Cenohet siguria kombëtare me daljen e këtyre të dhënave, SPAK të reagoj menjëherë. Është përgjegjësi e organeve të drejtësisë, nëse nuk zbardhen krimet zgjedhore si dosja e Dibrës dhe e Shijakut. Ëngjëll Agaçi dhe gjithë të tjetër e aferës së inceneratorëve sot, duhet të ishin në burg dhe nuk po reagohet”,- tha kreu i shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Meta u shpre nëse Edi Rama prek votat do të mbajë përgjegjësi personale. “Cfurqet do jenë të dielën nëse preket vota. Zgjedhje si të Shijakut dhe të Dibrës, nuk do të ketë më. Kjo histori ka marrë fund. Unë kam besim te shqiptarët. Të gjithë janë nisur drejt kutive të votimit, për të sjellë ndryshimin historik duke çuar Shqipërinë në rrugën e duhur. Nuk jam President i ambasadave, por jam Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe unë kam përgjegjësi për të gjithë Shqipërinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot në televizionin Syri Tv se Edi Rama është kryeministër në largim dhe do të jetë në këtë detyrë deri sot në orën 00:00.

“Jam i lumtur që më në fund erdhi dita, ku populli shqiptar të shkojë në kutitë e votimit dhe ku të marrë sovranitetit e tij në dorë. Populli shqiptar do tregojë se është popull shqiponjash dhe jo sorrash. Edi Rama është një Kryeministër në largim. Ai e mban këtë detyre deri sot në ora 00:00. Në ora 00:00 ai e mbyll detyrën e tij. Pas kësaj ore ai nuk është me Kryeministër, por thjesht nje kujdestar”,– tha Meta.

Kreu i shtetit shtoi: “Edi Rama që nga sot është kujdestar, ai e ka mbyllur mandatin. Pjesa tjetër pastaj janë thjeshtë procedura dorëzimi i ambienteve që janë për t’u përdorur nga Kryeministrit i ardhshëm”.

Lidhur me ngjarjen e Elbasanit, Presidenti u shpreh: “Nëse ngjarja tragjike e ndodhur në Elbasan, nuk zbardhet nga organet e drejtësisë, atëherë Edi Rama është i përfshirë në të.

Për ngjarjen e Elbasanit, Policia e Shtetit të sqarojë nëse personat e përfshirë në të, a janë të njëjtët që shoqëronin Kryeministrin më 14 mars, “Ditën e Verës”, dhe që ushtruan dhunë ndaj mbështetësve të opozitës”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?