Presidenti Meta uron Imzot Arjan Dodajn: I bindur se do ta përmbushë me sukses misionin
Emërimin në postin e Arqipeshkëvit të Arqidioqesës Tiranë-Durrës të imzot Arjan Dodajt, e ka përshëndetur edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
“E mirëprita me gëzim lajmin e emërimit nga Papa Françesku të Imzot Arjan Dodaj, në detyrën e rëndësishme, Arqipeshkëv i Arqidioqesës Tiranë-Durrës. Me urimin e përzemërt për punë të mbarë, shpreh bindjen e plotë se Imzot Arjan Dodaj, me dedikimin dhe shërbimin e njohur dhe të vlerësuar ndaj besimtarëve katolikë dhe popullit shqiptar, do ta përmbushë me sukses misionin e ngarkuar me detyrën e re“, shkruan Meta në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

