Presidenti Meta: Vaksinimi, jo ndarje klasore si në diktaturë. Po rrezikohet katastrofa, të rishikohet buxheti

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka folur për situatën ku ndodhet vendi si pasojë e pandemisë nga Covid-19. Kreut i shtetit thotë se nuk duhet të ketë ndarje klasore në procesin e vaksinimit, si dhe për të, gjendja e spitaleve të vendit tregon se jemi drejt një katastrofe. Sipas kreut të shtetit, kjo ndarje ka ndodhur vetëm në diktaturë.

Dua të ndaj me ju disa shqetësime, që jam përpjekur t’i ndaj me qeverinë që në fillim të pandemisë. Së pari vendi rrezikon katastrofë për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Planet e ndryshueshme nuk mund të jenë alibi për dhjetëra qytetarë të infektuar dhe të tjerë që po vdesin çdo ditë. Kriteret e ndarjes klasore dhe preferenciale për njerëzit që marrin këtë shërbim janë tipike për diktaturat dhe diktatorët. Nuk mund të lihen qytetarët në panik dhe në përballje të çmimeve të larta përballë kësaj pandemie të rrezikshme për jetën. Nuk mund të lihen qytetarët në mëshirë të fatit. Është koha të rishikohet buxheti i shtetit. U bë gati një vit që po injorohen kërkesat e presidentit, të gjitha propozimet, sygjerimet, çdo gjë është politizuar. Disa standarde duhet ti kishim në nivelin e Kosovës”,-tha  Presidenti Meta.

Nga ana tjetër, thirrja e kreut të shtetit, është që qeveria të lërë koncesionet dhe të përqëndrohet te lufta me Covid-19. Meta apeloi për rishikimin e buxhetit të shtetit për të investuar në mënyrë konkrete dhe jo sekrete në shëndetësi. Sipas tij tunelet imagjinare presin, ndërsa jeta e qytetarëve jo.

Tunelet imagjinare presin ndërkohë që shëndeti i qytetarëve nuk pret. Një rrugë edhe bëhet prapë. Një jetë nuk kthehet më. Nuk ka pse të paguhen miliona euro për inceneratorë. I bëj thirrje kryeministrit dhe qeverisë të përqëndrohen tek çështja më e madhe që ka vendi sot. Jo vetëm që i nderon, edhe pse nuk shqetëson, i akuzon shumë rëndë dhe i bën përgjegjës në mënyrë historike”.

Sipas kreut të shtetit, padinë ndaj motrave Lalo që humbën para disa ditësh babain nga Covid-19, mund ta bëjnë mjekët apo spitali, por jo një institucion që ka detyra të tjera me ligjin.

“Nuk do të ishim të detyruar që të bëjë pati një institucion që s’ka lidhje, për të frikësuar shqiptarët ndaj dy vajzave që kanë humbur të afërmin e tyre dhe nuk kanë gënjyer. Padinë mund ta bëjnë mjekët, spitalet por kurrsesi nuk mund të përzihen institucione që kanë tjetër detyrë me ligjin. Vetëm në shtetet e kapura mund të ndodhin këto fenomene të turpshme. Nuk është ky shteti i së drejtës dhe shtet demokratik. Prandaj i bëj thirrje dhe njëherë kryeministrit dhe qeverisë të përqendrohen tek çështja më e madhe që ka vendi sot, sepse kjo histori me batuta dhe shëmtira, jo vetëm nuk i nderon, por i akuzon dhe i bën përgjegjës në mënyrë historike për këtë gjë që po ndodh”.

Nga ana tjetër, i pyetur nga gazetarët për deklaratën e kryeministrit Edi Rama se Presidenti lëviz natën në Vlorë, Meta tha se e kanë thirrur banorët që preken nga projektet e qeverisë. Meta tha edhe se lëviz si presidenti i popullit, dhe jo si president i Bllokut me 400 sirena edhe makina.

”Unë Vlorën e kam në zemër, zotërinjtë duan ta fusin Vlorën në xhep, pasi u është fryrë xhepi shumë. Keni parë sesi përmbytet Vlora sa herë bie vesë. Nuk kam shkuar në Selenicë, por ka ardhur Selencia këtu, pse janë mashtruar dhe pse u është anuluar projekti i tyre. Ato u ngushtuan sepse u tha se ky projekt do të bëhet. Nuk ka ikur fshehurazi, ka ikur në mes të ditës dhe e di e gjithë Selenica. Ka dëgjuar të gjitha shqetësimet e tyre. Ka qenë presidenti që ka vajtuar se e kërkuan banorët nga Vlora deri në Orikum, pasi pronat e tyre prekeshin nga një projekt i ri. Le të vinën zotërinjtë atje dhe të takohen me ta. Ka një ligj për konsultimin publik, ku duhet të bëhet një konsultim publik. Si një projekt është më funksional, si një projekt respekton të drejtën e pronës. Unë kam kërkuar dhe kanë qenë 200-300 veta me shqetësime të vërteta dhe as nuk ishin pyetur. Damiani kur të dojë të shkojë të takojmë banorët, të marrë dhe gurunë. Presidentin e kërkoi populli. Po të shkoj natën do të lajmëroj Damianin. Lëviz si presidenti i popullit, dhe jo si president i Bllokut me 400 sirena edhe makina. Presidenti që keni këtu nuk ka frikë të dalë në mes të popullit. Jam i hapur që të dal në mes të popullit madje të më ftoj dhe Taulanti në Librazhd. Qeveria të merret me pandeminë, duhet seriozitet”.

Nga gazetarët, kreu i shtetit Ilir Meta u pyet për deklaratat e kryeministrit Edi Rama ”se do të çojnë LSI-në për skrap”. Në përgjigjen e tij, Presidenti tha se shqetësim të vetëm ka pandeminë, por nënvizoi se me lëvizjet e disa emrave nga LSI-ja në PS, sipas tij Rama i ka treguar socialistëve që llumin që merr e vë në krye të listave.

”Nuk ka Ilir Meta shqetësimin e LSI-së. Nuk është nga ata që ndërrojnë parti, por që themelojnë. I vetmi shqetësim që kam për LSI-në, është që kështu si po sillet ai, do ta trefishojë se e ka ndihmuar me këto marrjet. I ka treguar socialistëve sesi merr llumin dhe i vë në krye të listave. Problemi im është pandemia, albitrazhet. Këto janë problemet e mia se janë të shqiptarëve. Ilir Meta do të jetë kudo që populli të ketë besim tek demokracia dhe tek vota e lirë”.

Presidenti Meta u pyet edhe për zgjedhjet e 25 prillit, ku jep një mesazh të fortë për qeverinë. Sipas kreut të shtetit, as në ëndrrën më të keqe nuk e kanë menduar se çfarë do të ndodhi nëse preket një votë. ”Në ëndrrën më të keqe nuk e kanë menduar se çfarë do t’u ndodhi nëse preket një votë e shqiptarëve. Fuqia është vetëm vota. Në demokraci vetëm vota të fuqizon”.

SHKARKO APP