Presidenti Meta vizitë në Kosovë. Pritet nga stafi pedagogjik i një kolegji të njohur (FOTO)
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ndodhet në një vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të bëhet pjesë e një bashkëbisedimi me pedagogë e studentë me temën “Shqiptarët, faktor stabiliteti në Ballkan”.
Postimi i Ilir Metës:
Mirëpritje e ngrohtë në Kolegjin AAB nga Kryetari i Këshillit Drejtues, Prof.Lulzim Tafa, Rektori Prof.Bujar Demjaha dhe stafi pedagogjik, ku sot do të kem kënaqësinë e madhe të bashkëbisedoj me studentë dhe profesorë për një temë shumë të rëndësishme: “Shqiptarët, faktor stabiliteti në Ballkan”.
KOHA JONË SONDAZH

