Presidenti Meta vlerëson sot Forcën e Sigurisë së Kosovës
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, do të vlerësojë sot Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe Njësinë Speciale Operative të Policisë së Kosovës për heroizmin, solidaritetin dhe sakrificat e bëra gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.
Zyra e shtypit të kreut të shtetit njofton se ceremonia solemne për vlerësimin e FSK-së do zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës duke filluar nga ora 11:00.
Forcat e Sigurisë së Kosovës ishin forcat e para, të cilat u nisën drejt Shqipërisë për të ndihmuar banorët e prekur në Durrës dhe në Thumanë.