Presidenti rus Putin përkrah Kosovën në Kampionatin europian

Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, nga Kazani i Rusisë, deklaroi për gazetën “Bota sot” se kush ishte nga rusët pro dhe kundër që Kosova të merr pjesë me simbole shtetërore në Kampionatin Evropian të xhudos që po zhvillohet në Kazan.

Kuka tha se pas shumë përpjekjeve arritën qëlimin e tyre. “Pas peripecive të shumta dhe lojës me nerva me në fund ja arritëm qëllimit që të marrim pjesë me Flamur dhe Hymn të shtetit të Kosovës! Presidenti Putin ka qenë i perfshire e ka qenë përkrahës, ndërsa kundër e kemi pasur ministrin e Punëve të Jashtme deri në momentin e fundit, kur edhe do të ᶰ㼳llonin garat. I jam shumë falënderues Kryetarit të EJU Z. Sollovejçik për mbështetjen e tij deri në fund po ashtu në mbështetje permanente e kemi pasur edhe Presidentin e IJF Z. Vizer.

Po ashtu rol pozitiv kanë luajtur edhe KOK me mbështetjen e KON”, tregon Kuka ekskluzivisht. Me një fjalë Putini ka qenë i perfshire?

Swiss Digital Desktop Reklama

“Putini ka qenë përkrahës që Kosova të marr pjesë me Flamur të Kosovës, ministria e jashtme kundër”, përgjigjet Kuka

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?