Presidenti turk Erdogan paralajmëron një tjetër vizitë në Tiranë

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan paralajmëron një tjetër vizitë në Tiranë. Ai ka deklaruar se do të jetë i pranishëm në hapjen e Xhamisë së Namazgjasë.

“Pritja që m’u bë mua dhe delegacionit tim në Shqipëri që në momentin kur shkelëm në tokën deri në largim, është shenjë e lidhjes shpirtërore që nuk këputet mes nesh dhe vëllezërve tanë në Ballkan. Për ne vetëm kaq është e mjaftueshme.

Pamë nga afër edhe punimet në xhaminë madhështore në Tiranë që po ndërtojmë ne. Puna vijon ende.

Me Ndihmën e Zotit, punimet do të përfundojnë shpejt dhe deri në fund të muajit të Ramazanit do ta hapim për besimtarët. Do të jem sërish në Tiranë për ceremoninë e hapjes”.

SHKARKO APP