Presidenti turk: Turqia mund të hyjë në Izrael siç kemi bërë në Libi apo Nagorno-Karabak!

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Turqia mund të hyjë në Izrael, siç ka bërë në të kaluarën në Libi dhe Nagorno-Karabak, ndonëse nuk ka treguar se për çfarë intervenimi e ka pasur fjalën. Erdogan, kritik i ashpër i ofensivës së Izraelit në Gazë, ka folur për luftën përgjatë një fjalimi në të cilin ka lavdëruar industrinë e mbrojtjes së Turqisë.

“Ne duhet të jemi shumë të fuqishëm, në mënyrë që Izraeli të mos i bëjë këto gjëra pamend në Palestinë. Sikurse kemi hyrë në Karabak, sikurse kemi hyrë në Libi, ne mund të veprojmë ngjashëm ndaj atyre. Nuk ekziston asnjë arsye pse të mos e bëjmë këtë… ne duhet të jemi të fuqishëm që të mund t’i marrim këta hapa”, ka thënë Erdogan përmes një adresimi televiziv.

Përfaqësues të partisë së tij nuk u janë përgjigjur thirrjeve për më shumë hollësi. As Izraeli nuk i ka komentuar deklaratat e liderit turk. Erdogan duket se ka përmendur veprimet e Turqisë në të kaluarën.

SHKARKO APP