Presidenti vazhdon të flasë për blerje votash

Presidenti Bujar Nishani duket shumë i shqetësuar për zgjedhjet e 21 qershorit.

Kështu, ndërsa ka folur në një intervistë për Shekullin, ai ndalet më së shumti tek blerja e votave.

“Blerja e votës është një krim dhe turp me pasoja deformuese katastrofike. Blerja e votës është një krim nga të rrallët, aq i rëndë, efektet shkatërruese të të cilit janë njëlloj të rënda,” thotë Nishani.

Sipas tij, ndërkombëtarët janë gjithë sy e vesh për këtë çështje.

“Të huajt kanë sy e veshë. Të huajve të tilla gjëra as nuk ua fshehim dhe as nuk ua themi”, ka pohuar ai.

SHKARKO APP