Presidenti Zelensky: Koha për të vendosur për anëtarësimin e Ukrainës në BE

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar me anë të një postimi në Twitter duke thënë se është “moment vendimtar” për të vendosur për anëtarësimin e Ukrainës në BE.

Është një moment vendimtar për të mbyllur një herë e përgjithmonë diskutimin e gjatë dhe për të vendosur për anëtarësimin e Ukrainës në BE. Diskutuam me presidentin e BE për ndihmën e mëtejshme efektive dhe luftën heroike të ukrainasve për të ardhmen e tyre të lirë”, thuhet në një postim në Twitter-in e tij.

Mëngjesin e së shtunës, teksa beteja për Kievin vazhdonte, Zelensky reagoi në rrjete sociale disa herë për të përditësuar rreth ngjarjeve të fundit.

Në një video prej 40 sekondash të cilën e shoqëroi me tekstin “mos u besoni lajmeve të rreme”, presidenti tha: “Unë jam këtu. Ne nuk po i ulim armët. Ne do të mbrojmë vendin tonë, sepse arma jonë është e vërteta, dhe e vërteta jonë është se kjo është toka jonë, vendi ynë, fëmijët tanë dhe ne do t’i mbrojmë të gjitha këto. Kjo është gjithçka që doja t’ju them. Lavdi Ukrainës.”

SHKARKO APP