Presidentja e Komisionit Evropian: Vaksina e koronavirusit do hidhet në treg para vjeshtës

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen shprehu optimizëm të martën se një vaksinë koronavirusi mund të godisë tregun “mbase para vjeshtës”.

Ky afat kohor është shumë më i shpejtë nga sa parashikohet nga autoritetet e shëndetit publik, të cilët presin një vit tjetër deri në 18 muaj që një imunizim të jetë i disponueshëm për publikun e gjerë.

Në një video, Von Der Leyen iu referua bisedimeve me CureVac, një kompani bioteknike që po punon për një vaksinë kundër koronavirusit. BE i ka ofruar kompanisë 80 milion € në mbështetje financiare.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shpresoj se me këtë mbështetje, ne mund të kemi një vaksinë në treg, ndoshta para vjeshtës,” tha ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?