”Presim më shumë”, Yuri Kim: Nëse kërkoni rekomandime, dëgjoni kompanitë në SHBA

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, gjatë fjalës së saj në Asamblenë e Dhomës Amerikane të Tregtisë, tha se marrëdhëniet mes vendeve është në nivelin më të lartë, por që për të duhet të vijohet përmirësimi i klimës së investimeve.

Po ashtu Kim nënvizoi edhe se SHBA-ja po sheh rritje të investimeve, e po ashtu të tregtisë dypalëshe.

“SHBA kanë mbështetur fuqimisht reformën në drejtësi, dhe ajo po jep rezultate. Nëse kërkoni rekomandime, duhet të dëgjoni kompanitë amerikane, të cilat kanë rol për ofrimin e alternativave. Presim të punojmë me Dhomën Amerikane të Drejtësisë dhe priten rezultate në përmirësimin e klimës së biznesit”, u shpreh Yuri Kim.

SHKARKO APP