“Presim para spitalit për të dalë ndonjë i shëruar apo i vdekur”, mjeku Allkja letër Komitetit të Ekspertëve për Covid

Mjeku, Ilir Allkja, i është drejtuar me një letër të hapur Komitetit Teknik të Ekspertëve, ku u kërkon me urgjencë një kurs trajnimi disa javor për mjekë dhe infermierë  për tu aftësuar për kujdesin intensiv.

Ai thotë se spitalen janë tejmbushur me pacientë me Covid dhe po shumë të sëmurë po trajtohen në ambulanca para spitalit.

“Unë si mjek i vijës së parë kam një lutje ndaj Jush, dhe këtë po e shkruaj nga bordi i një ambulance , në pritje, para njërit prej spitaleve Covid të Tiranës për të hospitalizuar një të sëmurë me parametra kritikë për jetën.Vend vakant për ta hospitalizuar nuk ka , dhe unë me ekipin tim po i kalojmë orët e natës duke ndërruar bombolat e oksigjenit, në mënyrë që ta mbajmë gjallë para spitalit të sëmurin .Në oborrin e spitalit ka edhe disa ambulanca të tjera , nga Tirana por edhe nga rrethet, dhe ata presin me shpresë se mos del dikush i shëruar ose i vdekur për të hospitalizuar pacientin që mban në bord!”

Mjeku i kujton ekipit të ekspertëve, të cilët janë mjekë si ai, se COVID-19 është virus respirator dhe shkakton infeksion pulmonar.

“Infeksioni pulmonar shkakton ARDS, sindromi i insufiçiencës respiratore acute.Në ARDS i sëmuri është i pamundur të marrë frymë vetë, dhe trajtohet vetëm në njësitë e kujdesit intensiv me frymëmarrje të drejtuar”.

Sikundër në botë, as në Shqipëri nuk ka mjaft mjekë e infermierë reanimatorë për të trajtuar një fluks të rritur të pacientëve, si në ditët e sotme.

Prandaj, thotë ai,  nevoja urgjente kalon tek personeli mjekësor shtesë që ka specializim apo trajnim.

“Shqipëria sot ka nevojë për mjekë të kualifikuar të kujdesit intensiv , dhe është e pafalshme që kemi mbetur përsëri me duart nga qielli (t’i lutemi Zotit).Natyrisht, është e pamundur të kualifikohemi të gjithë për të qenë mjekë reanimatorë, sidomos në një kohë kaq të shkurtër, por një kurs trajnimi disa javë, për të qenë të aftë për kujdes intensiv në këtë kohë duhej të kishte filluar!Çdo hotel mund të kthehet në spital nqs ka specialiste, të cilët ky shtet i ka detyruar të marrin rrugët e botës, por çdo spital është thjeshtë një ngrehinë pa to!”

SHKARKO APP