Presion mbi Prokurorin e Përgjithshëm? Olsian Çela thotë se…
Olsian Çela u zgjodh në krye të Prokurorisë së Përgjithshme 9 muaj më parë, pak pas tërmetit të rëndë në vend që u pasua më pas nga pandemia. Çela thotë se nuk ka qenë aspak e lehtë detyra, pasi puna e tyre u kondicionua nga tërmeti dhe pandemia. Kryeprokurori thotë se ka inkurajuar prokurorët që të kryejnë hetime të thelluara për të nxjerr përpara drejtësisë përgjegjësit pë viktimat e 26 nëntorit.
”Hetimet kanë vijuar, një pjesë e tyre kanë përfunduar por është një numër shumë i lartë hetimesh që vijojnë kryesisht në Durrës dhe më pas mund të kalohet dhe në rekomandime për bazën ligjore”, tha ai për ”Euronews”. Duke folur për Reformën në Drejtësi, Çela tha se elementi kyç i sukesesit është pavarësia e prokurorëve dhe rritja e përgjegjshmërisë.
I pyetur nga Ilva Tare nëse ka pasur ndërhyrje apo presion në punë e tij në 9 muaj në krye të Prokurorisë së Përgjithshëm, z. Çela u përgjigj kështu: Patjetër që jo. Sepse qasja që Prokurori i Përgjithshëm ka në raport me ligjin është që askush të mos tentojë që të ndërhyjë në punët e një organi të pavarur,-tha më tej ai.