Presion nga Rama për të kaluar në Këshillin e Ministrave 17 procedura brenda një dite? Agaçi: Vendimi është marrë në një mbledhje normale

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi ka mohuar se ka patur presion nga Kryeministri Edi Rama për 17 procedurat e kaluara brenda një dite për inceneratorin e Elbasanit.

Tabaku: Po marr njërën prej procedurave, duhet të rrinte 7 ditë për tu konsultuar mes palëve, por mbyllet brenda ditës. Kemi konstatuar raste të tjera të kalimit të VKM me draft kontrata që kanë kaluar në Këshillin e Ministrave për procedura të tjera të ngjashem që kanë zgjatur nga 9 ditë me muaj në këtë rast mbyllen brenda një dite, keni pasur presion nga Rama për ta kaluar këtë?

Agaçi: E konsideroj të konsumuar këtë pyetje, dhe u përgjigja. Ai vendim është marrë në një mbledhje të zakonshme të Këshillit të Ministrave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?