Pretenca: Sa burg i duhet dhënë “Bandës së Tritolit”
Prokuroria e Krimeve të Rënda jep pretencën për të ashtuquajturën “Banda e Tritolit”. Konkretisht, ajo ka kërkuar:
35 vite burg për Julian Sinanaj
Burg përjetë për Andon dhe Genis Mëhillajn
26 vite burg për Marjon Mitro
5 vite burg për Ilir Karçinin
11 vite burg për Albin Merxhaj
8 vite burg për Ndriçim Gjokona
Kundrejt pagesave të majme, Sinanaj kryente shpërthime me eksploziv duke vrarë biznesmenë të ndryshëm, ndërsa në shënjestër kanë qenë edhe ish-Prefekti i Vlorës, Bensik Dervishi dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ardian Kollozi.
Sinanaj u arrestua në Tiranë, në janar të vitit 2014 me një sasi të konsiderueshme armësh dhe eksplozivësh.
KOHA JONË SONDAZH

