Prezantimi i kandidatit të Berishës e Metës për bashkinë e Librazhdit, Shefki Çota
Sali Berisha ka qenë ditën e sotme në Librazhd, ku ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë”, Shefki Çota.
“Unë jam sot para jush jo për një fjalim, por për një bisedë të hapur, bisedë zemre me çdo qytetar të Librazhdit, por dhe çdo shqiptar.
Me 14 maj, ne shkojmë në zgjedhje dhe këto zgjedhje në vlerësimin tim më të sinqertë, para se të gjithash janë zgjedhje të çdo qytetari për veten e tij.
Nuk janë zgjedhje këto as për Sali Berishën, as për Edi Ramën, por janë mbi të gjitha zgjedhje për ju, për çdo qytetar.
Janë për interesat tuaja, janë për dinjitetin tuaj, janë për mirëqenien tuaj.
Vërtet me 14 maj ju votoni për Shefki Çotën, dhe votoni për kushon e Taulantit, por do më falni, Shefki Çota është njëri prej jush. Është një qytetar i këtij rrethi, i këtij qyteti, i cili ka qeverisur Librazhdin dhe sot vendosi që aftësitë e tij, dashurinë e tij për ju dhe Librazhdin, të kërkojë sërish votëbesimin tuaj”, tha Berisha në fjalën e tij.
KOHA JONË SONDAZH

