Prezantimi si ministre e Jashtme, Xhaçka: E përulur nga besimi që më dha Rama, ja përparësitë që do adresojmë urgjentisht

Ministrja e re e Jashtme, Olta Xhaçka ka komentuar prezantimin e saj në detyrën e re duke theksuar se ëshët e përulur nga besimi që i ka dhënë Rama.

Ajo thotë se procesi i integrimit europian, oferta për Këshillin e Sigurisë në OKB, reforma e shërbimeve konsullore janë disa prej përparësive që do të adresohen urgjentisht.

Xhaçka nuk harron edhe mirënjohjen për Cakajn duke theksuar se kjo është një periudhë thelbësore për diplomacinë shqiptare.

STATUSI NGA OLTA XHAÇKA

I përulur nga besimi që më është dhënë nga kryeministri Edi Rama. Mirënjohës për Gent Cakajn  për punën dhe mbështetjen e tij. Këto janë periudha thelbësore për diplomacinë shqiptare.

Procesi i integrimit në BE, oferta e UNSC, reforma e shërbimeve konsullore, vetëm disa nga përparësitë që ne do të adresojmë urgjentisht.

SHKARKO APP