Prezantohej si punonjëse e Interpolit, premtonte viza amerikane, arrestohet mashtruesja
U prezantohet si punonjëse e Interpolit dhe u premton vizë amerikane kundrejt vlerave monetare 3000 deri 8000 euro, por është ndaluar një shtetase nga Policia për “Mashtrim”
Në njoftimin e policisë thuhet se: Nga specialistët e Seksionit kundër krimit ekonomik financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, u ndalua me inisiativë shtetasia :
– Pranvera Stojani, 48 vjeçe, banuese në Lezhë.
Ndalimi u bë pasi, nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se kjo shtetase, nëpërmjet mashtrimit, u ka marrë 2 shtetasve të cilët kanë bërë kallëzim ndaj saj , 3000 dhe 8000 euro, me premtimin për tu dhënë vizë amerikane pasi u ishte prezantuar si punonjëse e Interpolit.
Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit nga kjo shtetase.
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi”.
KOHA JONË SONDAZH

