Prezantohen 19 përmbaruesit e rinj, Zv.ministri Gogu: Merreni seriozisht detyrën!

Janë prezantuar sot në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë 19 përmbaruesit e rinj shtetëror në të gjithë vendin. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe zëvendësministri i Drejtësisë, Toni Gogu, i cili u bëri thirrje të marrin seriozisht detyrën.

“Nuk dua të besoj që në mesin tonë ka kolegë që praktikojnë metoda korruptive. Padrejtësia dhemb. Ju nuk duhet të vendosni interesin personal mbi atë publik. Merreni seriozisht detyrën”,tha Gogu.

Nga ana tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Përmbarimit, Piro Lutaj, tha se nuk do të ketë asnjë tolerim për kryetarët e zyrave përmbarimore që të mos zvarrisin ekzekutimin e vendimeve të gjykatave në dëm të qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?