Prezantohen dy kandidatët e PS për në KQZ

Komisioni parlamentar i Ligjeve zhvillon sot një seancë dëgjimore me dy kandidaturat e Partisë Socialiste për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Bëhet fjalë për Bledar Skënderaj dhe Rezarta Bitri, të cilët kandidojnë për anëtarë të KQZ. Prezantimi i tyre u bë nga kryetari grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Rezarta Bitri ka qenë më herët këshilltare ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë PD dhe LSI nuk kanë sjellë ende asnjë emër në Kuvend për anëtarë të KQZ.

Swiss Digital Desktop Reklama

Caktimi i anëtarëve të rinj të KQZ vjen pas përfundimi të mandatit të anëtarëve aktualë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?