Prezantohet politika e re e renditjes kombëtare të gjimnazeve

Pas një pune disa mujore, Ministria e Arsimit dhe Sportit së bashku me Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë së Arsimin Parauniversitar (ASCAP) ka përfunduar procesin e hartimit të një pakete treguesish dhe procedurash për të realizuar një politikë të re për renditjen kombëtare të gjimnazeve.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, së bashku me përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, të Parlamentit të Nxënësve, ekspertë e bashkëpunëtorë të tjerë, u mblodhën për të prezantuar, diskutuar dhe dëgjuar sugjerimet rreth kësaj politike të re, e cila synon rritjen e mëtejshme të cilësisë në arsim dhe garantimin e një të ardhmeje më të mirë për nxënësit e gjimnazeve.

Renditja e gjimnazeve është shumë rëndësishme dhe u intereson vetë gjimnazet, për të bërë një krahasim me veten e tyre, cilat janë pikat e dobëta, pikat e forta, ku duhet të përmirësojnë më tej punën e tyre. U intereson padyshim vetë nxënësve, prindërve e familjeve. Por mbi të gjitha na intereson dhe ne, politikëbërësve, në mënyrë që bazuar në këto konkluzione, të hartojmë politika të reja apo të përmirësojmë politikat tona ekzistuese,” – u shpreh ministrja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Renditja kombëtare e gjimnazeve erdhi si një prej sugjerimeve të grupit të punës që u ngrit vitin e kaluar për të analizuar thellësisht Maturën Shtetërore. Kjo renditje është menduar që të bëhet një herë në 3 vite, megjithatë periodiciteti do të vendoset përfundimisht pas vlerësimit të opinioneve dhe sugjerimeve që pritet të paraqesin palët bashkëpunëtore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?