Prezantohet Prefekti i ri i Vlorës, ministri Vengu vlerëson kontributin nga Plator Nesturi

Në Prefekturën e qarkut të Vlorës u bë prezantimi i prefektit të ri, Plator Nesturi. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe zv/ministri i Brendshëm Juljan Hodaj prezantuan para kryetarëve të bashkive të qarkut, prefektin Nesturi.

Vengu vlerësoi eksperiencën dhe profesionalizmin e tij, duke veçuar kontributin në administratë, medie apo në diplomacinë shqiptare.

Nesturi shprehu angazhimin për të dhënë një kontribut shtesë për zgjidhjen e problematikave në qark. ”Jam vërtetë i privilegjuar dhe i nderuar për këtë detyrë. Kam qenë gjithmonë i lidhur me zonën e Vlorës, këtej jam si origjinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithë angazhimi im do të jetë për të dhënë një kontribut shtesë për gjithë qarkun e Vlorës, për gjithë problematikat e tij. Rëndësi ka koordinimi me të gjitha institucionet përkatëse për të dhënë energjizim edhe më të madh”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Plator Nesturi ka qenë gazetar politik në KOHA JONE.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?