Prezantohet projekti i rishikuar-Si do të ndryshojë sheshi “Shqiponja” në hyrje të Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, dhe arkitektë e urbanistë të tjerë, morën pjesë në prezantimin e projektit të rishikuar të sheshit “Shqiponja”. Projekti është në formën e një nënkalimi me korsi të dedikuara për autobusët, biçikletat, dhe i jep një rëndësi të veçantë gjelbërimit.

“Një nga temat kryesore që kemi adresuar ka të bëjë me mundësinë dhe propozimin për transformimin e rrethrrotullimit “Shqiponja”, nga një zgjidhje në lartësi në një zgjidhje në thellësi.

Kur infrastrukturat masive, pra autostradat, përshkojnë zona urbane, si ato që kemi parë në kryeqytete ose qytete të mëdha të Europës, kemi parasysh këtu rastin e Brukselit apo Milanos, zgjidhja ka qenë në thellësi. Pra, në vend që të kemi kate, që pengojnë pamjen e hyrjes së qytetit me infrastrukturë masive të betonizuar në lartësi, këto i çojmë në thellësi. Propozimi kryesor fillestar ka të bëjë me kalimin në kate nëntokësore, që nuk ndërpresin qarkullimin”, tha Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, ai theksoi se ky propozim sjell mosndarjen e qytetit me një mur artificial, i cili do të krijohej nga lidhja e unazës me rrethrrotullimin nëpërmjet këmbëve dhe murit të betonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Propozimi ynë shkon nga alternativa ku autostrada ngrihet në këmbë dhe në njëfarë mënyre krijon një urë artificiale midis Njësisë 7 dhe zonës së Astirit, Kasharit apo Yzberishtit, në kalimin në nivel zero, çka për këmbësorët, bizneset dhe ata që duan të shfrytëzojnë hapësirat e trotuareve apo mini-sheshet që krijohen në çdo kryqëzim, të kemi mundësi që t’i shtojmë vlerë dhe jo të krijojmë një mur ndarës, që shërben vetëm për makinat si mjet lidhës, kurse për dy komunitetet shërben si mjet ndarës”, theksoi kreu i bashkisë.

Projekti i rishikuar sjell po ashtu korsi të dedikuara për mjetet e transportit publik, si dhe përdoruesit e biçikletatave. “Edhe pse është një autostradë kombëtare, ky segment përshkohet nga linjat e transportit publik të Tiranës; aty kalon Unaza e Tiranës së Re, e cila tani vjen si një linjë unazore dhe përputhet në këtë segment me gjurmën e Unazës së Madhe, ndaj kemi planifikuar edhe korsi për transportin urban apo shërbime të tjera alternative si taksi dhe korsi biçikletash”, nënvizoi kryebashkiaku Veliaj ndërsa nënvizoi se projekti i Unazës së Madhe do të vazhdojë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?