Prezantohet sot analiza për sistemin e drejtësisë në Shqipëri

 

Kuvendi prezanton të hënën analizën për sistemin e drejtësisë në Shqipëri 2015, në një tryezë që do të zhvillohet në mjediset e Pallatit të Kongreseve, me praninë e zyrtarëve të lartë të shtetit, si dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë.

Dokumenti në fjalë finalizon punën disa mujore të grupit të ekspertëve të nivelit të lartë, vendas e ndërkombëtarë, dhe përmbyll procesin e konsultimit publik për fazën e parë të reformës në drejtësi.

Komisioni i posaçëm parlamentar, i cili u bojkotua nga opozita e djathtë, përgjatë muajit maj organizoi disa tryeza konsultimi me pjesëmarrjen e ekspertëve dhe grupeve të interesit, ku u diskutuan problematikat që ka aktualisht sistemi i drejtësisë shqiptare, duke filluar me fenomenin e korrupsionit, çështjet e pavarësisë, paanshmërisë dhe profesionalizmit, reformën në sistemin e drejtësisë penale, etj.

SHKARKO APP