Prifti: Këtu nuk dëgjohen njerëzit me mendje, Komiteti i Rindërtimit i mbushur me ushtarë

Pedagogu dhe eksperti i Ekonomisë, Rezart Prifti, ngriti  në “Tempora” në RTV Ora, shqetësimin për mungesën e menaxhimit të situatës pos-tërmet.

Sipas tij dhe Komiteti i Rindërtimit është një dështim i plotë, i mbushur me ushtarë.

Nga ana tjetër Ornela Liperi, kryeredaktore e  Monitor tha se fondet e siguruara deri tani për rindërtimin  janë 170 milion euro, 70 nga donatorët.

Rezart Prifti: Unë besoj se ne mund ta kthejmë këtë nga një fatkeqësi të madhe në një shans të madh për këtë vend. Janë të gjitha mundësitë, edhe paratë. E vetmja frikë është, a do të zbatohet rregulli i famshëm ekonomik që një euro e investuar në këtë ekonomi a do ta japë vlerën e shtuar 2.5 nga mbrapa. Kam përshtypjen se do dalin si me borxhin që morën më përpara. Morën 400 milion euro dhe eficenca ishte zero. Këtu nuk dëgjon njeri njerëzit me mendje. Edhe Shtabin që ka bërë zotëria, Komiteti i Rindërtimit, janë të frikshëm sepse janë ushtarë, nuk ka njeri racionalitet. Këtë e shoh jo vetëm problem financash, por menaxhimi. Ka një menaxhim të tmershëm të operacioneve ka një menaxhim të tmerrshëm të planifikimit, të organizimit.

Ornela Liperi: Ka të dhëna që fondet e siguruara deri tani janë 170 milion euro, 70 nga donatorët. Ka rritje të borxhit publik. Diferenca mes të ardhurave dhe shpenzimeve ka një rritje diku me 10 mld lekë. Këto janë të dhëna nga mediat. Ka rialokim të fondeve buxhetore por është shumë pak.

LIVE/ Tempora - Nga Rilindja në Rindërtim, çfarë na pret? - 10 dhjetor 2019

/Ora News

SHKARKO APP