Prifti: Mekanizmat që dëshiron shteti të krijojë nuk kanë strukturë

Pedagogu Rezart Prifti i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora tha se mekanizmat për të ndihmuar të varfërit që shteti dëshiron të krijojë nuk kanë një strukturë.

PriftiArti i marketingut, këto titujt i këpusin kta, Shqipëria Solidare,Shqipëria e gjeneratës tjetër, Pakti për universitetin i kanë spektakël. E dyta është mënyra se si këto hidhen të papërgatitura në publik, si projekti i 1 miliardë eurove të bashkimit të kapitalit, hajde merre vesh çfarë kapitali. Edhe kjo iniciativa e sotme që i thotë njerëzve hajdeni zotërinj t’iu jap ndonjë detyrë t’iu them çfarë do bëni se unë kam detyrë të qeveris. Meqënëse ka varfëri në Shqipëri që është përgjegjësia ime si kryeshtetar që pas 8 vjetësh të merrem me varfërinë, me politikat. E gjithë mbështetja sociale buxhetore ka rënë, ju që krijoni vlerë të shtuar që mbani njerëz në punë jepni dhe ndonjë lek shtesë me urdhrin tim që do ta menaxhojmë bashkë. Gjithçka anapolla, anapolla struktura sociale, politike dhe struktura ekonomike.

RTV Ora - Prifti: Mekanizmat që dëshiron shteti të krijojë nuk kanë strukturë

SHKARKO APP