Prifti: Rama nuk ka faj, kjo është loja e sistemit zgjedhor, bravo të qoftë mor burrë

I ftuar në emisionin ”Ekopolitikë” nga gazetari Besart Kadia në ”RTV Ora”, pedagogu Rezart Prifti tha se Rama nuk ka faj për sistemin zgjedhor pasi është një lojë ku të gjitha palët janë futur me një marrëveshje.

Rezart Prifti: ”Unë them bravo të qoftë mor burrë. Unë problemin nuk e kam me Edi Ramën, në fund të ditës ky është sistemi zgjedhor, dhe është një lojë. Të gjithë palët që ishin aktorë për kohën u futën në lojë dhe kush fitoi fitoi, kush humbi humbi. Është një parim i vjetër që thotë nuk gjykohet fituesi. A ishin në dëm të shoqërisë këto rregulla loje, në dëm të civilizimit shqiptar, të demokracisë shqiptare, është një diskutim po tjetër. Në qoftë se ti hyn në një lojë që janë rregullat e përcaktuara nga të gjitha palët, me marrëveshje e fiton tjetri, gjithmonë historia në Shqipëri ka qenë gjithmonë e tillë. Është ankuar pala tjetër, ma vodhi, ma griu, ma mori. Gjatë gjithë kohës pala tjetër është justifikuar po me këtë. Kjo nuk shkon më, dhe unë nuk dua të hyj te Rama fajtor. A ka Rama faj? Rama ka faj po të diskutosh për qeverisjen por të diskutosh  pse i fitoi zgjedhjet Rama, nuk ka rëndësi 48%, kjo ishte loja.”

SHKARKO APP