Prifti rrëzohet aksidentalisht nga çatia e kishës në Korçë. Niset me helikopter drejt Traumës

Një prift në Korçë është dërguar me urgjencë në spital, pasi është rrëzuar nga çatia e kishës ku shërbente.

“Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 14, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga çatia e kishës ku shërben si prift, shtetasi K. V., rreth 63 vjeç, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore”, njofton policia.

Mësohet se prifti K. Viso ishte duke rregulluar çatinë e kishës ku shërbente. Burime nga spitali bëjnë me dije se prifti ka marrë dëmtime në kokë dhe në trup ndërsa ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi mori ndihmën e parë në Korçë, ai është nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka qenë kryepeshkopi Joan Pelushi ai që ka kërkuar transferimin e tij në Tiranë pasi gjendja e priftit është shumë e rënduar për shkak të dëmtimeve në kokë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?