Prifti: Tan Shqipnia asht ba vetëm Tiranë, ne të tjerët…

Prifti i Velipojës, Dom Marian Gega, ka mbajtur një fjalim të fortë, ndërsa i jepej lamtumira në kishë, 10-vjeçares Noemi Preka, e cila nuk arriti dot t’i mbijetonte dot aksidentit tragjik, në të cilin ndërruan jetë edhe babai, motra dhe vëllai i saj.

Nga aksidenti tragjik mbijetoi vetëm nëna e fëmijëve, të cilës nuk guxon njeri t’i thotë të vërtetën e humbjes së fëmijëve dhe burrit të saj.

“Si nuk u hoq një patente per rrip apo alkool në zonën tonë? Tan Shqipnia asht ba vetëm Tiranë. Ne të tjerët jena njerëz të kategorisë dytë…Ju jeni të përgjegjeshëm për jeten, vendosni rripin e sigurimit, merrni kurajon, thoni prindërve ”ecni ngadalë”. Veç vdekja mbërrihet shpejt, asgjë tjetër. Largohuni prej fuoristradave drejtohen prej të pasunve, e ne të varfnit jena si miza për ta”, tha i revoltuar Dom Marian Gega.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?