Prilli u mbyll me ulje drastike të shifrave, 158 viktima nga Covid-19

Pandemia e Covid-19 vijon që të jetë aktive në vendin tonë, edhe pse ditët e fundit ka pësuar një rënie drastike të shifrave, por muajt e kaluar kanë qenë një ”bombë”.

Muaji prill në Shqipëri shënoi shifra shumë të ulëta nga Covid-19, si për rastet e fataliteteve, infektimeve, por edhe të shtruarve në spitale duke mbyllur Covid 3 dhe 4. Në muajin prill rezulton se kanë humbur jetën 158 qytetarë, gjithmonë sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri më i lartë i viktimave i shënuar muajin prill ka qenë 9, 4 ditë radhazi. Kurse numri më i lartë i infektimeve u zbulua në datë 10 mars 360 të prekur me Covid-19. Shifra e humbjeve të jetëve në muajin prill është më e ulëta këtë vit, krahasuar me Janarin që u shënuan 199 viktima, shkurtin me 416 dhe marsin me 439 fatalitete.

Muaji Janar-199 viktima
Muaji Shkurt-416 viktima
Muaji Mars-439 viktima
Muaji Prill-158 viktima

SHKARKO APP