Primaret, mjeku Alimehmeti: Nuk ika jashtë vendit, qëndrova dhe dua të drejtoj Tiranën
I vetëm mjek në Primaret e PD-së për bashkinë e Tiranës, është Ilir Alimehmeti, i cili i ftuar këtë mbrëmje në ”Opinion”, tregoi një nga arsyet që i është futur garës brenda selisë blu.
Alimehmeti tha se një nga arsyet është edhe që të menaxhoj qytetin, gjë e cila sipas tij ka munguar në vitet e fundit dhe për këtë arsye shprehur sigurinë se do të jetë kandidat i PD në zgjedhjet e 14 majit për Bashkinë e Tiranës.
“Për ditë e shikojmë se si shkatërrohet Tirana. Të marr kalamajt të iki jashtë, ose të bëj këtë që po bëjë të përpiqet të administroj një qytet siç kam bërë në shëndetësi. Sepse nga shëndeti publik në shërbimin publik është i njëjti koncept”.