Primaret në PD, Bala tregon kleçkat e Berishës

Primaret e PD-së për listën e deputetëve të 11 majit të mbajtur më 1 mars, për Anri Bala kishin shumë paqartësi të dyshimta.

”Unë e kam topin penalltinë e gjuaj vetë. Primaret kanë paqartësi. Më të mëdha kanë qenë me listën e Tiranës, Dibrës, Lezhës. Problemi në listën e Tiranës ka kandidatë me zero vota. E dyshimtë. Kemi rastin e Lezhës, kam procesverbale kush është i pari dhe i dyti. Në Tiranë, Ori Nebiaj në zgjedhjet e kaluara ishte si risi dhe mori shumë vota. Ishte më lart se Berisha. Tani në primaret nuk kalon 40 vota. S’ka mundësi që me mbështetje të tillë nuk merr vota nga anëtarësia. Këtu është vendosur si kanë dashur këta”,-tha ai në ”Report TV”.

Nga ana tjetër, Bala reshtoi dhe disa kleçka të tjera të Sali Berishës. ”Kleçka e Berishës, e para jo veç statuti por është me ligji duhet të ketë bilanc të gjinisë në kandidim. Përveç kësaj për listën e deputetëve kanë futur përkatësinë fetare. Duke u futur aleatët, gjinia, përkatësia fetare, vërtet këta të primareve, pse votat e Vorës dhe Paskuqanit dolën të pavlefshme?”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?