Primaret në PD, dorëhiqet edhe kreu i degës së Vlorës! Hoxha: Jo e lehtë

Statuti i PD-së për Primaret po shkakton kaos. Kreu i radhës i dorëhequr është ai i degës së Vlorës, Atird Hoxha. ”Për të ndjekur një mundësi të re në procesin e primareve, pas një reflektimi të gjatë dhe të kujdesshëm, kam paraqitur dorëheqjen time nga pozicioni i Kryetarit të Partisë Demokratike, Dega Vlorë. Dorëheqja është një akt individual dhe të ndjekur një mundësi të re në procesin e primareve që pritet të zhvillohet brenda forcës politike”, tha Hoxha mes të tjerash.

Atird Hoxha tha se pd-ja në qarkun e Vlorës synon deri 6 mandate deputetësh ,pasi qytetarët shqipatrë janë të pakënaqur me qeverisjen e socialistëve. ”Vendimi për t’u larguar nga ky rol nuk ka qenë i lehtë, por me mbështetjen e demokratëve dhe me besim në Zot, ky do të jetë hapi i duhur për të avancuar më tej dhe për të shërbyer e kontribuar në një nivel tjetër”, shtoi ai.

Hoxha u ndal dhe në votën e Diasporës, ndërsa ju referua takimit të fundit në shtetin helen dhe një takimi të pritshëm në Firence të Italisë. Në mbyllje falenderoi të gjithë ata që sipas tij e kanë besuar dhe mbështetur gjatë këtij rrugëtimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?