Primaret, Ristani: Jo perfekte, por treguam si zhvillohet gara në një vend demokratik
Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristanin, thotë procesi i primareve rezultoi një shembull sesi duhet zhvilluar gara në një vend demokratik. Për të zgjedhjet e së dielës ai tha se nuk ishin perfekte, por megjithatë i konsideroi demokratike.
“Kemi bërë një gjë, normale kemi dhënë një shembull si zhvillohet gara në një vend demokratik. Demokracia është vullneti i shumicës. Nuk kemi qenë perfekt por kemi qen të mirë dhe demokratik kjo është kryesorja”.
Në 7 bashki do të ketë sërish zgjedhje, për shkak të balotazhit. Në Tiranë në garë janë mjeku Ilir Alimehmeti dhe deputeti Belind Këlliçi.