Princ Leka flet për televizionin anglez: Shqiptarët janë punëtorë, jo pushtues

Emigrantët shqiptarë janë kthyer në një nga temat më të nxehta të ditëve të fundit në Britaninë e Madhe. Ndaj dhe Princ Lekën II nuk i vlerëson si qëndrime të qeverisë britanike deklaratat e sekretares së brendshme Suella Bravermen, kundër emigrantëve të paligjshëm shqiptarë.

Në një intervistë me gazetarin britanik Piers Morgan për emisionin ”Uncensored”, tha se Britania e Madhe ka 1.6 mln emigrantë, dhe se për të 20 mijë shqiptarë nuk mund të konsiderohen si pushtim.

Duke e konsideruar veten avokat të lëvizjes së lirë, Princ Leka pohon edhe se sqiptarëve të detyruar për tu futur ilegalisht në Angli, duhet t’i ofrohen mundësi në mënyrë që të mos bien pre e bandave kriminale.

“Shqiptarëve nuk u jepen viza. Duhet të gjejmë mënyra që shqiptarët të vijnë dhe të punojnë ligjërisht në Angli. Shumë shqiptarë e shohin Anglinë si një vend fantastik. Edhe familja ime në vitin 1939 kur Shqipëria u pushtua nga fashistët, erdhi në Angli. Edhe unë u edukova atje dhe iu bashkova ushtrisë, si oficer”.

SHKARKO APP