Princ Leka publikon kartolinën e Krishtlindjes, uron në krahë të vajzës së tij

Tashmë e kthyer në një traditë, Princ Leka ka publikuar kartolinën e Krishtlindjeve, këtë herë vetëm me vajzën.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, shoqëruar me disa foto të të veçanta të realizuara në sheshin “Skënderbej”, ai bëri urimin për festa krah vajzës së tij.

“Të dashur miq, ju uroj nga zemra një festë të gëzueshme të Krishtlindjes! Le të shijoni momentet e lumtura me familjen dhe miqtë tuaj në këtë kohë të veçantë të paqes dhe lumturisë për të gjithë!”, shkroi ai.

SHKARKO APP