Prindërit duan kopshtet publike, 2 mijë regjistrime në 4 ditë

Për 4 ditë janë regjistruar 2000 fëmijë në kopshtet publike dhe autoritet arsimore thonë se kërkesat janë disa herë më të shumta se kapacitetet initucioneve. Drejtorja e Drejtorisë Arsimore Rajonale Tiranë Arjola Byzka i bën thirrje prindërve të regjistrohen pranë vendbanimit të tyre, pasi kopshtet monitorohen dhe standardet janë njësoj.

Kërkesat në kopshte publike janë rritur ndjeshëm duke krijuar një raport të zhdrejtë mes kapaciteteve dhe nevojave për akomodim.

Në këtë fazë të dytë, janë regjistruar 2000 fëmijë, në kohën kur në Tiranë janë 43 kopshte publike, kur në total në këto instiuicione mund të regjistrohen në të gjitha fazat jo më shumë se 7000 fëmijë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtorja e DAR Tirana Arjola Byzyka tha se kërkesat janë në rritje çdo vit për shkak dhe të besimit që kanë prindërit në instucionet e arsimit parashkollor publike, referuar ndërhyrjeve në fasadë, burimeve njerëzore dhe ndryshimeve në menunë e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arjola Byzyka: Ne kopshtet i kemi të gjithë në të njëjtin standart sepse janë të gjitha të rikonstruktuara, me të njëjtën menu, të njëjat kushet higjeno-sanitare apo infrastrukturës. Ne kemi kaluar regjistrimet mbi 2000 fëmijë për kopshtet ndërkohë që ka ende fluks të madhe. Do shikojmë në ditët e ardhshme sesa do të vazhdojë në rritje ky numër.”

Fëmijët e pavaksinuar nuk mund të regjistrohen në kopsht, kartela e vaksinës është dokumenti i parë i rëndësishëm në këtë proces që duhet të merret pranë autoriteteve shëndetësore, ndërsa dokumentet e identiteti si çertifikata mund të printohen nga protalet si e-albania.

Arjola Byzyka: Është bërë thirrja që të gjithë fëmijët duhet të jenë të vaksinuar sepse kartela e vaksinimit është dokumenti i vetëm që kërkohet për regjistrimin e fëmijëve në kopshte. Tashmë çertifikatat i printon vetë instituticioni, vetë kopshtet ose shkollat sipas rasteve. Kartela e vaksinimit ka qenë elementi bazë. 

Deri tani nuk kemi pasur probleme me këtë gjë, qytetarët kanë qenë të ndërgjegjshëm që ky është një elemnt shumë i rëndësishëm për bashkëjetesën e fëmijëve 3-5 vjeçarë në këto mjedise të përbashkëta.”

Në këtë proces të rëndësishëm kur prindërit i besojnë fëmijët institucione të tilla edukuese dhe arsimore, drejtorja e DAR thotë se çdo kopsht monitorohet dhe se standardet janë të njëjta ndaj i bën thirrje fëmijëve të zgjedhin instituticionet pranë vendbanimit të tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?