Prindërit e 17-vjeçares së abuzuar në Sarandë, denoncojnë të dashurin e vajzës: I ka dhënë drogë

Prindërit e 17-vjeçares në Sarandë, kanë denoncuar në polici të dashurin e vajzës së tyre Gentian Ruçi.

Ata i kërkojnë prokurorisë të hetoj mbi të shkuarën e tij, të sekuestrohen bisedat telefonike mes dy të rinjve si dhe të vërtetohet nëse vajzës së tyre i ka dhënë simulant apo lëndë narkotike.

Cifti Bekteshi kërkon nisjen e një hetimi penal për shtetasin Gentian Ruçin, për shtytjen në krim të një personi tjetër nëpërmjet mashtrimit, presionit apo premtimit.

Në kallëzimin e denoncuar në Komisariatin e Policisë Sarandë, ata shprehen se ishin denoncuar disa herë në telefon nga ky shtetas, për shkak se nuk lejon vajzën të vazhdonte lidhjen dashurore me të.

Sipas prindërve të minorenes Gentiani kishte një tjetër lidhje, kurse për sa u përket akuzave ndaj Barjam Tushës ata thonë se kontradiktat mes familjes Tusha dhe Ruçi janë të njohura në fshatin Gjashtë, kjo ka qenë dhe arsyeja e shtytjes së vajzës për denoncim ndaj 72-vjeçarit.

Më herët Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë ka lënë në burg pa afat Barjam Tushën, për veprën penale abuzim seksual me të mitur, teksa 17-vjeçarja është dërguar për rehabilitim.

/Ora News

 

SHKARKO APP