Prindërit e vëllezërve Shurdhi: Nuk kanë gisht në vrasje, djalin na e kanë vrarë pa gjyq

 

Policia ka ndaluar shtetasit Dritan Shurdhi dhe ka shpallur arrestimin e Sebastian Shurdhit si autorë të dyshuar për sulmin me armë ndaj furgonit të RENEA-s në Lazarat, ku mbeti i vrarë efektivi Ibrahim Basha.

Prindërit e vëllezërve Shurdhi kanë thënë se djemtë e tyre nuk kanë gisht në vrasje dhe thanë se ngushëllojnë familjarët e viktimave.

“Ndjemi tepër keq për vrasjen e efektivit të policisë. Djemtë e mi nuk kanë lidhje me vrasjen e policit në Lazarat. Më 2007, policia ka ekzektuar pa gjyq djalin Sabriun. E dënoj këtë akt por ia kam lënë shtetit”, ka thënë për News 24, babai i vëllezërve, Filip Shurdhi.

Të njëjtin version ka treguar edhe nëna e vëllezërve Shurdhi, e cila theksoi edhe se kërkon drejtësi për djemtë e saj, që sipas saj, janë vrarë dhe arrestuar me pa të drejtë.

SHKARKO APP