Prindërit: Mbyllja e shkollave më e rrezikshme se pandemia

Situata pandemike është ajo që i frikson disi prindërit, por mungesa e shkollës sipas tyre është edhe më e rrezikshme. ”Le ta bëjnë me dy turne, arsimin nuk mund ta mbyllim”.

Për sigurinë e shëndetit të fëmijëve por edhe mësuesve mjafton që të zbatohen rregullat e vendosura nga MSH megjithëse disa shprehen skeptik për zbatimin me përpikmëri të tyre. ”Varet nga kujdesi që tregon personeli, familja por dhe vetë nxënësi”.

Ka edhe nga ata të cilët deklarojnë se kthimi i nxënësve në klasa është vendim i drejtë dhe se sipas tyre koronavirusi nuk ekziston ndaj nxënësit nuk duhet të privohen nga mësimi në klasa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nxënësit e arsimit parauniversitar, do të kthehen në 14 shtator në shkollë duke zbatuar rregullat anticovid duke ruajtur distancën fizike, ruajtja e higjienës por edhe kufizimi i lëvizjeve në ambientet e brendshme të shkollave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?