Prindërit protestë pas vrasjes së 14-vjeçarit: Pse bën sikur jeton në një vend normal?
Prindër të shumtë kanë dalë sot në protestë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij në dyert e shkollës ku mësonte.
Me pankarta në duar “Martin Cani një fëmijë më pak, një dështim më shumë”, “Pse bën sikur jeton në një vend normal”, “Heshtja jonë po na vret fëmijët. Sa viktima duhen që ne të ngremë zërin? Martin, të kemi vrarë të gjithë nga pak”, qytetarët kanë kërkuar drejtësi për të miturin dhe siguri nga autoritetet në shkolla dhe në vend.