“Prindërit të edukojnë seksualisht fëmijën në moshën 5 vjeç”

Blogerja e seksit Zhaklin Lekatari tha se edukimi seksual e bën një shoqëri më të shëndetshme. E ftuar në emisionin Late Night Show në Ora News u shpreh se prindërit duhet të fillojnë të edukojnë fëmijët që në moshën 5 vjeçare.

Zhaklin Lekatari: Duhet të edukohemi seksualisht në moshë të vogë. Sipas meje prindërit duhe të fillojnë që në moshën 5-6 vjeçare. Jo të flasin për seksin por ti tregojnë për anatominë e trupit. Në moshën e adoleshencës ti flasë për ciklin, ti tregosh fëmijës se askush nuk ka të drejtë ta prekë. Ka të drejtë fëmija të bëjë çfarë të dojë me trupin e vet.

Nëse i edukojmë heret nuk do kryejnë marrëdhënie që në moshën 14-15 vjeç sepse do e dinë çfarë është marrëdhënia. Do presin pak më shumë, kur të jenë më të rritur. Të jenë të sigurtë dhe kru ta duan vërtet. Do kenë më pak aborte, dhunë në familje.do ketë më shumë gra të pavaruara. Edukimi seksual të lejon të kesh një jetë më të mirë dhe shoqëri më të shëndetshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
'Late Night Show' nga Kastro Zizo - E ftuar Zhaklina Lekatari (1 shkurt 2019)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?